Afrim Muçiqi tregon se si do të vallëzojnë dasmorët, plas e qeshura në studio

Këngëtari Afrim Muçiqi ka qenë mbrëmë i ftuar në një emision, ku ka folur për organizimin e dasmave në kohë pandemie.

Ai është pyetur edhe se si do të vallëzojnë dasmorët në kohë pandemie. Përgjigja e tij ka bërë që të shpërthejnë të qeshurat në studio.

Ka me qenë një manual më modern. Psh. Shqipëria e ka pas para pandemisë, që s’kanë vallëzu dy ka dy, po familja me familje. Psh. vallëzojnë dajtë bashkë, tezet bashkë, hallat bashkë”, ka thënë Muçiqi.

Ndryshe, organizimi i dasmave në vend ka filluar që nga 15 qershori, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.