Një grup deputetësh nga Kuvendi i Kosovës ka qendëruar në Tuz të Malit të Zi, ku koalicioni i shqiptarëve arriti fitore historike dhe do të qeverisë me këtë komunë të formuar së voni.
Në mesin e deputetëve ishin të të gjitha partive që janë në Kuvend, nga PDK, VV, AAK, LDK, PSD, Nisma, komunitetet…
“Ishte nderë, takimi me përfaqësues të Forumit Shqiptar pas arritjes së koalicionit dhe fitores historike të shqiptarëve në Tuz! Tuzi i dha Leksion shqiptarëve në viset tjera, sepse vetëm të bashkuar ne do të dalim fitues! Qofshim gjithmonë të bashkuar!”, ka thënë deputeti i PDK-së, Andrin Hoti, shkruan Ballkani.info.
Në fotografitë e shpërndara nga Hoti në Facebook, deputetët e kanë bërë me duar edhe simbolin e shqiponjës.
Ajo që është interesant në këto fotografi ka të bëjë me afërsinë e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, me deputetin e PSD-së, Sali Salihu.
Aty shihet se si Musliu njerën dorë Salihut ia ka vendos në sup, kurse me tjetrën ia mban krahun. /Ballkani.info/










