Nën përkujdesjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, sot është mbajtur akademi përkujtimore, në 20-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të kombit Xhelal Hajda – Toni, Selajdin Mullabazi – Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri.

Në këtë akademi kanë marrë pjesë të gjithë krerët e shtetit, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj , kryeparlamentari, Kadri Veseli, zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli, etj.

Ajo që dihet tashmë publikisht është se raportet e presidentit Thaçi me kryeministrin Haradinaj nuk janë të mira sa i përket idesë së korrigjimit të kufirit me Serbinë.

Disa herë të dytë janë përplasur në distancë sa i përket korrigjimit, ndërsa sot Haradinaj përseriti atë që e ka thënë në vazhdimësi, se kjo ide është e vdekur, shkruan Ballkani.info.

Në një fotografi të bërë sot në akademi, afër njëri-tjetrit shihen Thaçi dhe Haradinaj, mirëpo kryeministri flet me kryeparlamentarin Veseli dhe Thaçi i shikon.

Sigurisht kjo është vetëm një fotografi, dhe nuk dëshmon ndonjë përçarje të madhe ndërmjet dy liderëve.

Ideja e korrigjimit të kufirit u përmend sot si opsion edhe nga kancelari austriak, Sebastian Kurz, i cili tha se Kosova dhe Serbia duhet ta kenë parasysh edhe këtë opsion dhe se BE nuk do të jetë pengesë për marrëveshje. /Ballkani.info/