Big Brother VIP Kosova ka bërë tashmë zyrtare datën e fillimit të spektaklit.

Është mësuar se më datë 5 dhjetor do të nis aventura e personazheve VIP, që për 100 ditë do të ngujohen në shtëpinë e vëzhguar nga telekamerat.

Teksa janë zbuluar tashmë disa prej emrave që do të jenë pjesë e spektaklit, duket se ka pasur nga ata që edhe e kanë refuzuar ftesën.

Telegrafi mëson se ish-missi Afërdita Paqarada ka qenë e ftuar për të qenë pjesë edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Por ajo i ka thënë “Jo” ftesës së këtij spektakli, për shkak të angazhimeve në jetën profesionale.

Foto: Afërdita Paqarada/Instagram

Përndryshe, jo-zyrtarisht Telegrafi ka mësuar emrat e tre banorëve të parë që pritet të jenë pjesë e shtëpisë së fasmhme.Reklama

Reperi Getinjo, aktorja Shota Baraliu dhe këngëtari Art Abazi janë në mesin e emrave të përfolur që do të jenë pjesë e BB VIP Kosova. /Telegrafi/

Foto: Getinjo/Instagram

Foto: Shota Baraliu/Instagram

Foto: Art Abazi/Instagram