Aferdita Dreshaj publikon fotografi nga Monako, provokon me veshjen (FOTO)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj ka publikuar një imazh të ri në llogarinë e saj në “Instagram”.

Aty është parë e veshur me kostumin ngjyrë hiri, të cilën e kishte kombinuar me çizmet e gjata po thuajse të së njejtës ngjyrë.

Këto imazhe, Afërdita i ka realizuar në Monako ku po kalon disa ditë pushimi.

Ndryshe, modelja dhe këngëtarja shqiptare gjatë verës së vitit 2018 është martuar me hokeistin çek, Jakub Kindl.