Afërdita Dreshaj pozon në muajin e tetë të shtatzënisë me bashkëshortin

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, ndodhet në muajin e tetë të shtatzënisë.

Ajo është në pritje të një djali, teksa vazhdimisht gjatë shtatzënisë i ka mbajtur të azhurnuar fansat me gjendjen e saj.

Së fundmi, Afërdita me bashkëshortin, hokeistin çek Jakub Kindl, kanë realizuar një set të veçantë fotografik në muajt e fundit të shtatzënisë së modeles.

Ka qenë vet Dreshaj ajo e cila ka publikuar në InstaStory këtë imazh të çiftit, i cili është realizuar për kopertinën e një reviste në Shqipëri.

Afërdita përndryshe ka vite që është martuar dhe është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të jetuar me bashkëshortin.

Ajo ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, duke u fokusuar kështu më shumë në jetën e saj private.