Afërdita Dreshaj e ka publikuar momentin romantik.

Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj, ka kohë që nuk ka qenë aktive në publikimin e ndonjë projekti muzikor.

Edhe sa i përket sfilatave nuk e kemi parë aktive mirëpo e tillë ka qenë në rrjete sociale sidomos në Instagram.

Afërdita me ndjekësit ndan momente nga jeta e saj të cilën po e shijon pranë bashkëshortit të saj, hokeistit çek Jakub Kindl.

Së fundmi e ka publikuar një moment romantik pranë tij derisa po shoqëroheshin nga nëna e Afërditës dhe me gjasë imazhin e ka realizuar ajo.