çifti

Afërdita befasohet nga bashkëshorti për dyvjetorin e martesës

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl po festojnë përvjetorin e dytë të martesës.

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl për përvjetorin e martesës udhëtuan sërish në Miami.

Dyshja po i shijojnë në maksimum këto pushime, ndërsa nuk kanë munguar befasitë e dhuratat për njëri-tjetrin.

Afërditën e befasoi bashkëshorti, i cili ia kishte blerë një buqetë lule dhe ia kishte vendosur në dhomën e hotelit.

Ndërsa, pranë saj ia kishte lënë letrën me mbishkrimin “Gëzuar përvjetorin, të dua”.

Pranë fotos së luleve që e ndau me ndjekësit, Afërdita ka shkruar “Erdha në dhomë dhe pashë këtë mesazh”.