Afër 5 mijë persona u dënuan për një vit për rrezikim të sigurisë në trafik

Një nga detyrat e Policisë së Kosovës është mbajtja e sigurisë së trafikut publik.

Gjatë këtij viti, numri i personave që vdiqën në aksidente ishte i madh.

Dikund rreth 50 persona kanë vdekur këta tetë muaj te 2019-ës e shumë të tjerë janë lënduar në aksidente trafiku.

“Rrezikimi i sigurisë në trafikun publik” është një ndër veprat penale me të shpeshta që hasen në raportet e Policisë.

Vetëm, vitin e kaluar për shkak të rrezikimit të trafikut publik janë dënuar 4 mijë e 552 persona.

Shumica e tyre janë meshkuj ku gjithsej janë 4256, ndërsa femra janë vetëm 296.

Ndërsa, sa i përket nacionalitetit, shumica janë shqiptar, ndërsa më pak janë të huaj.

Po ashtu, në disa raste të ngasjes së veturave është vërejtur gjendja e paaftë apo e dehur e vozitësve.

Për këtë vepër penale, 77 persona janë dënuar për një vit, ku 74 prej tyre janë meshkuj e tri femra.

Kurse, për mosdhënie të ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik janë dënuar dy persona.

Më poshtë gjeni veprat penale kundër sigurisë së trafikut publik dhe numrin e të dënuarve.

loading…



Chat conversation end
Type a message…