Që nga muaji mars e deri tani, numri total i rasteve positive në Kosovë është 48.905 nga 172.155 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Brenda kësaj periudhe, si pasojë e virusit kanë humbur jetën plot 1.256 persona.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 342 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 36.568 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.081.
Ndërkaq, komunat me më së shumti raste në 100.000 banorë, janë Prishtina dhe Fushë-Kosova.







