Afër 14 mijë testime me Covid-19 në Kosovë, vetëm kaq raste aktive

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR tashmë janë zhvilluar mbi 13 e 500 mijë testime, ku 223 raste janë aktive shkruan ballkani.info

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri të ditur nga data 08 shkurt deri më 26 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.725  persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.047 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndryshe, në Kosovë gjatë ditës së martë janë 9 raste pozitive me Covid-19  ndërsa 3 pacientë janë shëruar, duke e çuar në 794 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

8 rastet e djeshme kanë qenë nga Komuna e Vushtrrisë dhe një nga Komuna e Gjilanit.

Personi i cili doli pozitiv ditën e shtunë në Vushtrri kishte frekuentuar tri ordinanca private, por të njëjtat nuk e kanë rekomanduar për testim për Covid-19, anipse ka pasur shenja.

Nga ky person, dje janë infektuar 8 persona, në mesin e tyre janë tre punëtorë shëndetësorë.

Personi i cili ka rezultuar pozitiv në Gjilan është një bashkardhetar, i cili ka pasur të udhëtojë sot për në Zvicër dhe me kërkesën e tij i është nënshtruar testimit.

Sot pritet të ritestohet sërish, por t’u konfirmuar nëse është fjala për ndonjë gabim njerëzor apo vërtetë është pozitiv me këtë virus.

Komuna më e prekur nga koronavirusi mbetet Ferizaji me 134 raste të konfirmuara, pastaj Prizreni me 124 dhe Prishtina me 85 raste të konfirmuara. /Ballkani.info/