Afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë është 6 shtatori

Javën e kaluar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka caktuar 6 tetorin datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Data e zgjedhjeve u caktua pas shpërndarjës së Kuvendit më 22 gusht, e cila e pasoi dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e Kryeministrit, pas ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Që pas dorëheqjes së Haradinajt, ende pa u shpërnda Kuvendi, partitë politike përveç fushatës në rrjete sociale e në terren, kanë filluar edhe bisedimet me njëra tjetrën për koalicione të mundshme parazgjedhore.

Deri tani janë arritur dy koalicione parazgjedhore. Koalicioni i parë u arrit mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate.

Kolicioni i dytë i arritur ishte mes Nismës së Limajt e AKR-së së Behgjet Pacollit.

Por, koalicioni i mundshëm që bëri më së shumti zhurmë e që ende nuk është arritur është ai mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosjes, dy partive më të mëdha ne vend sipas sondazheve.

Derisa VV e LDK të vendosin për koalicion e për post të kryeministrit, KQZ po i bie kambanës për mbylljen e afatit për regjistrim të koalicioneve në këtë Komision.

Valmir Elezi nga Komisioni qendror i zgjedhjeve bëri të ditur për Ballkani.info se partitë politike do të mund të regjistrohen si koalicion në KQZ deri nesër në ora 00:00.

“Afati i fundit kur partitë do të mund të regjistrohen si koalcione parazgjedhore në KQZ do të jetë dita e nesërme, saktësisht në orën 00:00”, dhe deri në këtë moment nuk është regjistruar asnjë koalcion”, tha zëdhënësi i KQZ-së për Ballkani.info.

Ai tutje shtoi se ky afat është vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe nuk mund të shtyhet as edhe me kërkesën e partive politike. Ndërsa afati i fundit për dorëzimin e listave të partive politike me emrat e kandidatëve për deputetë, sipas Elezit, është 6 shtatori, do të thotë një muaj para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve. /Ballkani.info/

loading…