Afati i dytë i Testit të Maturës mbahet më 10 tetor

Ministria e Arsimit ka njoftuar se afati i dytë i Testit të Maturës do të mbahet më 10 tetor.

Përmes një postimi në Facebook, MASH-i ka thënë se kjo është vendosur në Këshillin Shtetëror të Matures i cili është mbajtur sot.

Kryetari i KSHM-së, Gëzim Berisha, ka bërë të ditur se nga data 15-24 shtator, maturantët e mbetur për afatin e dytë do të mund ta paraqesin testin, rezultatet e të cilit do të bëhen publike më 16 tetor 2020.

Ai ka theksuar se, më pas, nga data 19-21 tetor do të jetë afati i ankesave, rezultatet e të cilave, pas shqyrtimit do të publikohen më 23 tetor, për të shënuar kështu përfundimin e gjithë procesit të Maturës Shtetërore për këtë vit.

Bëhet e ditur gjithashtu se në afatin e parë të Maturës Shtetërore, testin e kanë kaluar 17.105 nxënës nga 25.362 sa kanë marrë pjesë në test, ndërsa për 8.257 maturantë mbetet si mundësi edhe afati i dytë i Provimit të Maturës.