Këngëtarja Dua Lipa dje publikisht bëri thirrje që të votohet Bernie Sanders.

Afaristi kosovaro-amerikan, Harry Bajraktari ka reaguar pas mbështetjes publike që Dua Lipa ia bëri Bernie Sanders, ai thot thotë se ky veprim i Duas ishte fëmijëror.

Ja edhe postimi i tij:

“Është një ditë e trishtueshme kur Dua Lipa, e cila as nuk jeton në SHBA, e mbështetë Bernie Sandersin. Shqiptarët e kanë parë se çka i ka bërë komunizmi Shqipërisë. Edhe prindërit e saj e përjetuan diskriminimin që mbizotëronte në Kosovë nën Jugosllavinë socialiste. Dua është një artiste e mrekullueshme, por kjo gjë është fëmijërore”, ka shkruar Bajraktari.