Aeroporti në Vlorë, Rama: Ishte si një mallkim, Baca Behgjet na shpëtoi!

Sot është nënshkruar kontrata për Aeroportin e Vlorës, që do të ndërtohet nga konsorciumi pjesë e të cilit është edhe politikani Behgjet Pacolli.

Kryeministri Edi Rama, ka thënë se Behgjet Pacolli është shpëtimtar në këtë rast.

Fjalimi i tij i plotë:

Rama: Më besoni që ky për mua është moment shumë i rëndësishëm se vaksina, se më jep mundësinë të buzëqesh pas një përpjekje të gjatë më pengesa të shumta, sa Belinda e di që në moment të caktuar i thashë ka një mallkim, dikush e ka mallkuar këtë projekt , se sa zgjidhnim një gjë, dilte një gjë tjetër, një histori për tu bërë libër, qysh në fillim kur nisëm një negociatë me konsorciumin që bëri aeroportin e Stambollit, por në fund kush bën biznes nuk do me dit se sa i madh është volumi i tij, por do të dijë fitimin dhe ne konkluduam që oferta e tyre s’ishte e përshtatshme.

Më pas përgatitem për të dalë në një garë të hapur ndërkombëtar dhe patëm shumë interes nga kompani të njohura, ishim shumë të bindur që do kishim një garë me shumë operatorë dhe do kishim një gjë të mirë, por kur gara ishte në proces ra virusi, dhe mbylli botën.


Dhe tashmë industria aeroportuale është më e goditura nga kjo gjë, dhe operatorët na çuan mesazh që të pezullohej gara, dhe ashtu u bë.
Dhe kështu mbetëm jashtë procesit, por gjërat ndodhin gjithmonë për një arsye.
Rastësia është shpata me të cilën domosdoshmëria çan rrugën, paska qenë thënë që një shqiptar special, të shpëtojë në të gjithë nga kjo dhe t’i japë Vlorës aeroportin e shumë dëshiruar.

Me Bacën Behgjet jemi shumë miq, por nuk nxori rrugën e një telefonate me mua, që të më thoshte dua të merrem me këtë, por hyri në garë pa i thënë askujt asgjë dhe e fitoi atë me një konsorcium me të gjithë kapacitet.

Ajo që dua të them këtu pa lejen e tij, në të gjitha garat e bëra në Shqipëri, është konsorciumi që ka paraqitur financimin në bllok, pra që sot kontrata është 100 përqind i financuar, mua më vjen mirë, dhe kjo është personale, Baca e ka pasur ëndërr, fiksim për të bërë në Shqipëri një vepër që të ketë emrin e tij.

Ai s’ka ardhur kurrë te unë apo të tjerët, e vetmja gjë gjë me Bacën kam biseduar dhe me atë mënyrën e tij që i mban gjërat brenda, ka thënë si s’mu dha mundësia të bëja në gjë në Shqipëri.

E ka pasur tentuar njëherë me hotel Dajtin, dhe me siguri nëse do ishte pritur më mirë atëherë dhe nëse do e kishte kthyer ashtu siç e donte do kishte qenë një dallëndyshe e parë për turizmin në vend.

E humbi motivin për të kërkuar për të bërë një gjë dhe gjërat erdhën në këtë mënyrë dhe është vendi i duhur me njeriun e duhur për të bërë diçka fantastike për vendin dhe për të bërë një gjë që të ëndërrojë dhe ëndrrën e tij, si një patriot i madh.