Zëdhënësja e aeroportit ‘Adem Jashari’, Valentina Gara ka thënë se të gjitha shërbimet do të ofrohen sipas programit të fluturimeve në ditët në vazhdim.

Ajo ka theksuar se meqenëse Shërbimet e Kontrollit Ajror kanë paralajmëruar grevë duke filluar nga 13 shkurti, udhëtarët duhet të përcjellin programin e fluturimeve e të kontaktojnë kompanitë ajrore.

Postimi i saj i plotë:

Informacion nga Aeroporti “Adem Jashari”

Të gjitha shërbimet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” do të ofrohen sipas programit të fluturimeve, përgjatë 24 orëve në secilën ditë të javës.

Megjithëse Shërbimet e Kontrollit Ajror të Republikës së Kosovës kanë paralajmëruar grevë në intervale të ndryshme kohore duke filluar më 13 shkurt, udhëtarët duhet të përcjellin programin e fluturimeve e të kontaktojnë me kompanitë ajrore dhe kompanitë e organizimit të udhëtimeve.