Aeroporti i Prishtinës vjen me një njoftim të rëndësishëm për udhëtarët

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se janë anuluar të gjitha fluturimt e datës 19, 20 dhe 21 qershor transmeton ballkani.info

Përmes një postimi në Facebook, kërkohet nga udhëtarët që të kontaktojnë kompanitë ajrore për të dhëna shtesë.

“Të nderuar udhëtarë në pritje të udhëtimit, ju informojmë se fluturimet e datës 19, 20 dhe 21 Qershor 2020, janë anuluar.
Për të dhëna shtesë në lidhje me fluturimin tuaj, ju lusim që të kontaktoni kompanitë ajrore”, thuhet në njoftim. /Ballkani.info/