Aeroporti i Prishtinës me linjë të re me Finlandën

Duke filluar nga 1 qershori i këtij viti, Aeroporti i Prishtinës u ofron udhëtarëve një linjë të re. ANP njoftoi se do të realizohen linja drejt Finlandës.

Fluturimet do të realizohen në relacionin Helsinki – Prishtinë – Helsinki.

“Bashkëatdhetarë /Udhëtarë tanë të dashur, Nga 1 Qershori më afër kryeqytetit të Finlandës! Helsinki – Prishtinë – Helsinki”, thuhet në njoftimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.