Aeroporti

Aeroporti i Prishtinës ka një njoftim të rëndësishëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se janë anuluar udhëtimet e datës 13 maj.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook, raporton ballkani.info.

“Ju njoftojmë se fluturimet e datës 13 Maj janë anuluar! Për më shumë informacion ju lusim të qëndroni në kontakt me kompanitë ajrore!”, thuhet në njoftim. /Ballkani.info/