Aeroporti i Cyrihut shkurton kohën e pritjes për kontrollin e dokumenteve

Nëse po fluturoni në aeroportin e Cyrihut ose po kaloni tranzit këtë verë, do të prisni radhë më të shkurtra dhe kohë më të shpejtë përpunimi në përgjithësi, përcjell albinfo.ch.

Koha mesatare për të kaluar kontrollin e sigurisë, për shembull, është shkurtuar nga 16:38 minuta në prill dhe 13:23 minuta në maj, në 9:57 minuta në qershor.

Ndër arsyet kryesore për kohën më të shpejtë të përpunimit janë gjenerata e re e pajisjeve të kontrollit teknik, të cilat janë më efikase se modelet e vjetra, si dhe më shumë personel i trajnuar për t’i përdorur ato.