E publikon Rohde

Aeroplani special i qeverisë gjermane i solli emisarët në Kosovë

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka shkruar për takimin e sotëm që zhvilloi kryeministri Albin Kurti me pesë diplomatët që erdhën në Prishtinë për të shtyrë përpara procesin e normalizimit Kosovë-Serbi.

Rohde tha se ky takim tregon një përkushtim të palodhshëm për zgjidhje të qëndrueshme mes dy shteteve.

“Takimi i sotëm i emisarit Lajçak dhe katër të tjerëve nga Gjermania, Franca, SHBA dhe Italia bashkë me kryeministrin Albin Kurti nënvizon përkushtimin e palodhshëm të BE-së, Gjermanisë, Francës, SHBA-së e Italisë për një zgjidhje të qëndrueshme dhe në këtë mënyrë për të përshpejtuar integrimin e plotë të Kosovës në familjen euroatlantike”, ka shkruar Rohde.

Ai ka bërë me dije se emisarët erdhën në Prishtinë me aeroplanin e qeverisë gjermane përmes një fotografie që e publikoi.