aksidenti

Aeroplani përplaset me një helikopter (VIDEO)

Momenti i aksidentit mbi Alpe ku la të vdekur shtatë persona.

Shfaqet pamja që tregon momentin kur një helikopter u përplas me një aeroplan turistik mbi Alpet italiane, disa momente pas ngritjes, duke lënë të vdekur shtatë persona.

Soccorso Alpino, ekipi italian i shpëtimit malor, lëshoi videon e përplasjes që ndodhi më 25 janar.

Në video shihet momenti kur avioni turistik nga Megeva në Francë dhe helikopteri italian përplasen.

Njëra video duket të ishte nga një pamje laterale e avionit, një tjetër nga dritarja e përparme e helikopterit.

Një zëdhënës i policisë i tha Radios RAI të Italisë se aeroplani hyri në hapësirën ajrore italiane pa e informuar kontrollin lokal të trafikut ajror.

Videot, nga dy kamera GoPro, të gjetura në vendin e aksidentit pranë vendpushimit të skive të La Thuile, tregon momentet përfundimtare të fluturimit të dy avionëve.

Menjëherë pas rrëzimit, pesë persona u konfirmuan të vdekur, por ky numër u rrit në shtatë kur shpëtuesit gjetën dy trupa në dëborë të nesërmen.

Dy të tjerë, piloti i avionit francez, Philippe Michel, dhe një shtetas gjerman në bordin e helikopterit u lënduan rëndë, por mbijetuan.

Ndër ata që vdiqën në rrëzim ishin shtetas francezë, zviceranë, italianë dhe belgë.

loading…