Gjatë aterrimit në një aeroport në Majorca të Spanjës, një aeroplan u detyrua të ngadalësonte, për të mos e shtypur një flamengo që lëvizte nëpër pistë, pa u shqetësuar prej zhurmës së borive.
Shpeza hapi krahët dhe nisi të fluturonte, pasi që stafi të jenë bërë gati për ta larguar prej asaj hapësire.
“Udhëtarët që arritën në aeroport, u pritën nga një flamengo. Skenë shumë elegante” ka qenë përshkrim i ngjarjes, në faqen e aeroportit.
Sikur piloti të kos e kontrollonte shpejtësinë, shpeza ka mundur ta pësonte nga motorët e fuqishëm, gjë që ndodhë shpesh me shpezë nëpër aeroporte.
