Agjencia ruse e lajmeve Avia.pro, raporton se aeroplani luftarak rus Su-35 S, është rrezuar 20 minuta pas ngritjes, si pasoj e flakëve në pjesën e pasme të aeroplanit.

Thuhet se deri të flakët kishte ardhur si pasoj e dështimit të njërit nga motorët e aeroplanit, por ekspertet e aviacionit shprehin dyshime në versionin zyrtarë, pasi që Su-35 ka dy motorë dhe në rast të dështimit të njërit nga motorët, aeroplani mund të vazhdoj fluturimin me motorin tjetër.

Pak kohë më parë edhe pse nuk është raportuar zyrtarisht është bërë e ditur se edhe një aeroplan tjetër Su-35, që ishte pjesë e Aviacionit Kinez, ishte rrëzuar dhe atë si pasoj e zjarrit të shkaktuar gjatë fluturimit.

Në shumicën e rasteve deri të rrëzimi i aeroplanëve luftarakë rusë vije për shkak të mirëmbajtjes së dobët dhe problemeve teknike, probleme të cilat janë si pasoj e vështirësive financiare të kompanive ushtarake ruse të cilat prodhojnë aeroplanë luftarakë.

Element tjetër është presioni nga faktori politik, që pa i kryer të gjitha fazat e testimit të filloj prodhimi serik. Kjo bëhet për qëllime propagandistike për ta paraqitur Rusinë si super fuqi ushtarake.