Aeroplani ishte gati të niste fluturimin, dy pëllumba befasojnë të gjithë në kabinë

Dy pëllumba u panë të fluturonin në kabinën e një aeroplani, ndërsa pasagjerët tentuan t’i kapin ata.

Sipas mediave të huaja, ata u nxorën me shpejtësi nga stafi i linjës GoAir, fluturim ky që u ngrit me kohë, ndërsa ishte i destinuar nga Ahmedabad për në Jaipur të Indisë.

Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, një pëllumb fluturon mbi kokat e pasagjerëve brenda kabinës së aeroplanit, ndërkaq një fëmijë dëgjohet duke qarë.

Thuhet se pëllumbat u shfaqën kur rafti i bagazhit u hap, ndërkaq portat e fluturimit u mbyllën pasi të gjithë kishin hipur në bord.

Linja ajrore GoAir ka thënë për Economic Times se arritën t’i largonin pëllumbat shpejt nga aty.