Aeroplani i nisur nga Shtutgarti drejt Prishtinës zbret në Kroaci

Një aeroplan që ka fluturuar nga Shtutgarti në Prishtinë, është ndaluar në Kroaci, pa arritur në aeroportin “Adem Jashari”.

Valentina Gara, zëdhënëse e Aerportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ka konfirmuar se ka vonesë të fluturimit në fjalë.

“Fluturimi nga Stutgart është devertuar në Kroaci dhe ka vonesë”, ka thënë Gara.