“Adriatiku më shumë u mor me ta”, deklarohet Kelmendi për rrahjen e mbrëmshme

Deputeti i Vetëvendosjes Xhelal Sveçla dhe ai i PSD-së Frashër Krasniqi janë grushtuar mes vete pas përfundimit të debatit në KTV, në të cilin kishin marrë pjesë.

Përplasjen e ka konfiurmuar edhe deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri.

Ajo ka thënë se në këtë rast ka qenë më shumë i përfshirë moderatori, Adriatik Kelmendi.

Por, Kelmendi ka thënë se në emision çdo gjë ka shkuar mirë.

Ai tutje ka theksuar se nuk dëshiron të komentoj më shumë rreth kësaj teme.

“Nuk mundem me komentu me asgjë. Emisioni ka shkuar në rregull nuk është e jemja me komentu. Nga ana ime s’kam koment”, tha Kelmendi për Insajderin.

Deputeti i VV-së, Xhelal Sveçla ka mohuar përplasjen, por ka thënë se ka pasur vetëm fjalosje.