Adriatik Kelmendi tregon të vërtetën e shikueshmërisë së intervistës së Albin Kurtit

Adriatik Kelmendi, tash pjesë e Klan Kosovës si drejtor dhe kryeredaktor ka publikuar të dhëna interesante gjatë kohës kur transmetoheshin intervistat në të njëjtën kohë në KTV dhe Klan Kosova, pra ajo e Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.

Pas ekzaltimit të simpatizantëve të Kurtit se intervista e tij theu rekord për nga shikueshmëri, vjen ky sqarim me fakte i Klemendit, shkruan Ballkani.info.

Postimi i Adriatik Kelmendit:

A u kënaqëm mjaft?! ? Tash, kemi qëlluar gazetarë dhe duhet t’i raportojmë vetëm faktet. Po, intervista e Albin Kurtit te Desku i kolegëve të mi në KTV ka qenë programi më i shikuar në televizionet kosovare në orën 20:00.

Por vetëm me rreth 27% më shumë se programi i Klan Kosovës, ose rreth 50% më i shikuar se televizioni i tretë, RTV21. Pra, nuk pati asnjë program që ishte as një fish më i shikuar se programi i dytë me radhë. Ky rezultat del në bazë të rreth 70 mijë risiverëve të rrjetit kabllor Art Motion, shtrirë në gjithë territorin e Kosovës, si dhe në aplikacionin e Art Motion në smartphone në diasporë dhe gjithandej në botë. Sigurisht të dhënat e risiverëve të Ipko, Kujtesa e Teleset japin pasqyrë të ngjashme.

S’po hyjmë pastaj në raportet e shikueshmërisë së televizioneve përgjatë ciklit 24-orësh, se secili i ka shikuesit e vetë, por dikush del zakonisht i pari (s’po tregoj kush?).

Për një konkurrencë të shëndoshë – gëzuar! ?

Lexoni edhe: