Adriatik Kelmendi publikon disa statistika: Politikanët popullin e shohin si dele, s’kanë faj!

Gazetari Adriatik Kelmendi ka publikuar disa statistika, në të cilat Kosova është e para në botë për nga numri i rasteve të reja me COVID-19.

Kelmendi përmes një postimi në Facebook ka thënë se para një muaji politikanët shtyheshin në Kuvend se meritë e kujt ishte fitorja ndaj virusit, ndërsa thotë se ata popullin e shohin si dele.

“Kosova në 24-orëshin e fundit ka regjistruar më së shumti infektime me Covid-19 për një milion banorë në botë.

Boll rezistoi Gjeorgjia tash e disa ditë, por ne ishim më të vendosur. Sot Kosova e shkelmoi në vend të tretë Gjeorgjinë dhe përfundimisht doli e para në botë.

Dhe jemi vendi i cili vetëm një muaj më parë shihte politikanët – të cilët paguhen me taksat e qytetarëve, këtyre qytetarëve që po vdesin çdo ditë – duke u shtyer në Kuvend se meritë e kujt është fitorja ndaj virusin.

Popullin e shohin si dele, s’kanë faj!”, shkroi Kelmendi në Facebook.

Ndryshe në 24 orët e fundit u shënuan mbi 1mijë e 800 raste, ndërsa vdiqën 18 persona.