Adriatik Kelmendi ka reaguar pas sulmit ndaj gruas rome, që u rrah sot brutalisht nga disa të rinj në Ferizaj.
Sipas tij, kjo është marrja më e madhe për ne si shoqëri.
Shënimi i plotë:
Kjo është marrja më e madhe për ne si shoqëri. Një individ për shkak se ka ngjyrë pak më ndryshe të lëkurës dhe vishet në një mënyrë të veçantë, së pari e bëjmë burrë të maskuar, pastaj shpifim se po rrëmben fëmijë, në fund fillojmë edhe ta rrahim.
Pse? Se jemi në masë injorantë.
Të parët jemi për moralizime me njëri-tjetrin, në media ose në rrjete sociale.
Reagojmë për shumë çështje me plot frustrim.
Por, sa herë jemi bërë të sinqertë e ta pyesim veten:
– A i them unë fëmijëve të mi “maxhup”, “shka”?
– A i them se gratë nuk duhet të përzihen në punë të burrave?
– A i them se “zezaku” është i rrezikshëm?
– A i them se komuniteti LGBT janë bulasha, pedera, të smutë?
Nëse të del se po, e ke edhe përgjigjen pse po rrahet një grua e pafajshme. E keqja është që me këto kallëpe një ditë secili mund ta pësojë njëjtë.
#HapeTrurin







