Adriatik Kelmendi kritikon LDK-në: Njëri fol për lisa, tjetri për fshisa

Gazetari dhe publicist i njohur, Adriatik Kelmendi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kritikuar deklaratën e Avdullah Hotit i cili sot u deklarua në emër te grupit parlamentar, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kelmendi ka drejtuar pytje në drejtim të LDK-së rreth krijimit të Ekipit Negociator Gjithëpërfshirës, duke kërkuar dakordim mes partive politike për një pako kompromisi.

Statusi i plotë:

Një pyetje për LDK-në: Pse nuk paska mundësi krijimi i Ekipit Negociator Gjithëpërfshirës i votuar në Kuvend, Rezoluta me Parimet Prijëse të Dialogut e miratuar në Kuvend dhe dakordimi pushtet-opozitë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, në një pako kompromisi?! Kështu siç është spektri politik, duke folur njëri për lisa e tjetri për fshisa, as nuk hiqet rreziku i ndarjes së Kosovës, as nuk i kufizohet roli që e ka marrë Presidenti!