Adriatik Kelmendi i reagon ashpër Edi Ramës pas padisë ndaj Ramush Haradinajt

Gazetari dhe publcisti i njohur, Adriatik Kelmendi ka reaguar pas padisë që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka bërë kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Çka ka pasë ne mendje kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kur ka vendosur ta padisë në gjykatë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, për shpifje?! Dhe kjo ndodhë me distancë kohore prej një muaji prejse Rama e gostiti presidentin e Serbisë, Vuçiq, në Tiranë, disa ditë pasi ai kishte shpifur për Masakrën e Reçakut”, ka shkruar Kelmendi.

Sipas tij, për të qenë absurdi më i madh, padia e shqiptarit Rama ndaj shqiptarit Haradinaj ndodhë në ditën kur ka ndodhur masakra e Reçakut.

“E për të qenë absurdi edhe më i madh, serbi Vuçiq ka qenë anëtar i qeverisë së Beogradit, kur dy vëllezër të Haradinajt janë vrarë nën urdhërat e po kësaj qeverie serbe vetëm për shkak se ishin shqiptarë dhe luftonin për të drejta të shqiptarëve!”, ka shkruar në fund ai. /Ballkani.info/