Adriatik Kelmendi dhe Shkelzen Gashi përplasen “për profesionalizëm” në Facebook

Adriatik Kelmendi i ka reaguar analistit të kontraktuar për emisionin e tij Rubikon, Shkëlzen Gashi, pas kritikave të opinionistit për raportimin e një lajmi në portalin e Klan Kosovës.

Drejtori i televizionin Klan Kosova, tha se është situatë e çuditshme kur “i punësuari synon për motive ku ta dimë çfarë ta zë ngushtë punëdhënësin”.

Gashi, kritikoi Klan Kosovën, për siç tha ai, raportimin e një anshëm në rastin e përplasjes mes deputetit Bekë Berisha dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca në kuvend.

“Situatë e çuditshme kjo kur i punësuari synon për motive ku ta dimë çfarë ta zë ngushtë punëdhënësin, duke bërë pretendime te pavërteta. Të dyja lajmet janë botuar në portalin e Klan Kosovës. Shkelzenit i rekomandoj të kontrollohet te mjeku i syve…”, ka shkruar Kelmendi.

“Diçka për profesionalizmin e mediave kosovare: portali KK e boton lajmin me titull: “bekë berisha ia çon një produkt sërb konjufcës, i kërkon t’i heqin ato nga byfeja”.mirëpo, nuk e boton reagimin e shefit të kabinetit të kryetarit të kuvendit të kosovës”, kishte shkruar Gashi në facebook.