Adriatik Kelmendi: Bashkimi Evropian në shërbim të Putinit nëse nuk liberalizohen vizat

Gazetari, Adriatik Kelmendi, ka shkruar në Facebook për çështjen e liberalizimit të vizave.

Sipas Kelmendit, Bashkimi Evropian është në shërbim të Putinit dhe Rusisë nëse nuk liberalizohen vizat për Kosovën.

Kujtojmë se Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzon liberalizim vizash me BE-në.

Qeveria e Kosovës thotë se ka plotësuar çdo kriter nga gjithsejtë 95 sa i ka vendosur BE-ja në udhërrëfyesin për liberalizim.

Megjithatë, procesi është penguar vazhdimisht nga disa shtete anëtare të BE-së, sidomos Franca, e cila ka shprehur rezerva për lëvizjen e lirë të kosovarëve.

Ky është postimi i tij në Facebook: