Asamblisti i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Deçan, Adriatik Alaj, ka bërë të ditur se pagën e tij të dytë si anëtar i Kuvendit Komunal do ta dhurojë për OVL-UÇK, në nder të Dita e Pavarësisë së Kosovës dhe marshit që mbahet më 17 shkurt në përkrahje të çlirimtarëve.
Përmes një postimi publik, Alaj theksoi se ky është një gjest simbolik mirënjohjeje dhe respekti ndaj luftëtarëve të lirisë dhe kontributit të tyre për vendin.
“Sot kam vendosur që pagën time të dytë si anëtarë i Kuvendit Komunal ta dhuroj për OVL-UÇK-së, për nder të Ditës së Pavarësisë dhe marshit që mbahët më 17 shkurt, në përkrahje të çlirimtarëve.
Faleminderit për besimin dhe mbështetjën tuaj të vazhdueshme.
P.S. Kjo pagë nuk dhurohet vetëm nga unë; ajo shkon në emër të të gjithë atyre që më kanë mbështetur në çdo formë. Ju jam mirënjohës përjetësisht.”
Asamblisti i AAK-së shtoi se kjo dhuratë simbolizon unitetin dhe solidaritetin me ish-luftëtarët, duke e konsideruar 17 Shkurtin si një ditë me rëndësi të veçantë për shtetin dhe qytetarët e Kosovës.
Marshi i 17 shkurtit pritet të mbledhë qytetarë dhe mbështetës të organizatave të dala nga lufta, në shënim të përvjetorit të pavarësisë së vendit.







