Adriana Matoshi reagon pasi pa që Arjola mban afër shtratit emrat e fëmijëve të saj në BB VIP

Aktorja e njohur nga Tropoja, Arjola Demiri, është pjesë e Big Brother VIP që nga fillimi.

Ndonëse ndodhet prej tre muajsh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ajo jashtë numëron fansa e miq të shumtë.

Një miqësi të madhe e ruan edhe me aktoren e njohur Adriana Matoshi, me të cilën kanë qenë së bashku në serialin “O sa mirë”.

Aktorja nga Gjilani ka shpërndarë një postim në InstaStory, ku shihet aktorja Demiri dhe pranë shtratit kishte vendosur edhe emrat e fëmijëve të Matoshit.

Adriana reagon e lumtur për veprimin e bërë nga mkja e saj, të cilën e ka falënderuar publikisht.

“Kur shoqja flen me emrat e fëmijëve të mi afër. Të dua shumë o Arjola Demiri”, ka thënë ajo.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje javë më parë gjithashtu e befasoi Arjolën me një takim në BB VIP.