Adriana Matoshi flet pak për lidhjen e saj me Keith, disa muaj pas ndarjes

Aktorja dhe deputetja kosovare shpesh ishte bërë temë edhe e mediave me lidhjen e saj me futbollistin Keith Groeneveld

Është njëra prej aktoreve deputeteve më të përfolura nga mediat rozë.

Bëhet fjalë për aktoren dhe deputeten Adriana Matoshi e cila para disa muajve i dha fund lidhjes me futbollistin Keith Groeneveld.

Ndarjen ishte konfirmuar nga të, por në një deklaratë të bërë në media kohëve të fundit Matoshi tha se ata të dy ende kanë respekt të ndërsjell për njëri-tjetrin.

Sipas Adrianës kjo lidhje ishte e bukur dhe emocionuese dhe ajo vazhdon të ruan kujtime të mira nga ajo.

Kujtojmë që Keith, që luan në pozitën e mbrojtësit i është kthyer karrierës si futbollist.

Jug-afrikani është duke luajtur për skuadrën e Stord IL në Norvegji. /GazetaExpress/