“Adria Airways” jep detaje për anulimin e fluturimit në Aeroportin e Prishtinës

Gjatë ditës së sotme fluturimi Prishtinë-Frankfurt që ishte parashikuar të ndodhte në orën 06:00 të mëngjesit, është anuluar.

Zëdhënësi i Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’, Unidon Krasniqi ka thënë për Ballkani.info se anulimi i fluturimit është bërë nga ana e kompanisë ‘Adria Airëays’.

Në një prononcim për Ballkani.info, nga zyret e kompanisë ‘Adria Airëays’ është thënë se anulimi ka ndodhur për shkaqe teknike dhe se udhëtarëve që iu është anuluar fluturimi, do të akomodohen në fluturime të tjera. /Ballkani.info