Adoleshenti rrezikon jetën për të pozuar në urën e ngushtë të Skocisë

Një adoleshent i guximshëm i njohur për ngjitjen e ndërtesave të larta, rrezikoi përsëri jetën e tij për të “eksploruar” një objekt në Skoci.

Sipas medieve të huaja, Adam Lockwood, dhe tre shokët e tij pozuan për një “selfie” në majën e “Urës Froad Road” e cila është e lartë rreth 152 metra dhe poshtë saj rrjedh lumi “River Forth” në Skocinë qendrore.

Videoja e cila u bë virale, tregon dublën e të rinjve të cilët rrezikuan të vrapojnë në zonën e ngushtë të urës, e cila mbahet me vetëm dy tela nga të dyja anët.

“Herën e fundit që isha në Skoci, dëshiroja shumë të ngjitja këtë urë, mirëpo kushtet atmosferike nuk ishin të duhura”, tha Lockwood.