Adoleshentet afgane që braktisën familjet prej talibanëve, në ëndrrën për t’u bërë inxhiniere

Këto adoleshente duhej të ishin e ardhmja e Afganistanit. Të moshës 15 deri në 18 vjeç, ata tashmë kanë shpikur pajisje për shpëtimin e jetës.

Vetëm disa muaj më parë ekipi i tyre i robotikës po hynte në garat ndërkombëtare me shpikjet e tyre – nga një detektor i minave tokësore në një ventilator me kosto të ulët të bërë nga pjesët e makinave gjatë pandemisë.

Javën e fundit ata kanë vërtetuar se janë po aq të forta sa janë të talentuara.

Kur talebanët morën provincën Herat ku ato jetonin, filloi udhëtimi i tyre drejt një jete të re. Fillimisht Kabul, pastaj Katar. Ato ende nuk e dinë se cili vend do të jetë përfundimisht shtëpia e tyre e re, por kur i pyeta nëse kishin preferencë, niveli ishte i ulët – kudo që të kishte siguri dhe ato të mund të vazhdonin shkollimin.Reklamë

Me uniforma të njejta, ato flisnin qetësisht ndërsa prezantoheshin. Me guxim përshkruan se si i lanë familjet e tyre në atdhe, në mënyrë që të mund të vazhdonin konkurimet jashtë shtetit për të ndjekur ëndrrën e tyre për t’u bërë inxhiniere.

Por si aq shumë afganë të evakuuar që kam takuar në Katar, sapo fillojnë të flasin për shtëpinë, ato preken. Ajo që ndodhi javën e fundit ka qenë traumatizuese për shumë njerëz.  Dhe ju e ndjeni atë kudo këtu.

Image

“Ishin rrethana të mjerueshme për ne. Ne u larguam nga familja jonë.” Nahid Rahimi fillon të qajë me përmendjen e fjalës familje. “Dhe ishte shumë e vështirë për ne sepse familja jonë është atje. Dhe vendi ynë është shkatërruar.”

“Ne me të vërtetë menduam se duhej të shkonim,” thotë Sadaf Hadimi. “Sepse ne nuk kishim zgjidhje tjetër. Shërbimi ynë ndaj vendit tonë është të arsimohemi.”

Katari ka evakuuar qindra studentë ditët e fundit – kryesisht gra dhe vajza të reja. Të gjithë ata që kam takuar kanë thënë se ata kanë ikur për të mbrojtur aksesin e tyre në arsim.

Gratë afgane janë të tmerruara nga humbja e lirive të fituara me vështirësi nën sundimin taleban – arsim, karrierë, ato mund të veshin çfarë të duan, të shoqërohen me kë të duan.

I bëra presion zëdhënësit të talebanëve Suhail Shaheen mbi atë që ato kanë për të humbur nën sundimin e tyre.
“Ato nuk do të humbasin asgjë. Vetëm ato që nuk kanë ferexhe, do të duhet të mbajnë ferexhe. Ju nuk duhet të na impononi kulturën tuaj dhe as ne nuk jua imponojmë juve kulturën tonë,” tha Dr Shaheen.

“Tani për tani, mësueset janë kthyer në punë. Ato nuk kanë humbur asgjë. Gazetarët. Dua të them gazetaret femra. Ato e kanë rifilluar punën. Nuk kanë humbur asgjë.”

Sigurisht që disa gazetare të televizioneve janë parë përsëri në transmetim javën e fundit. Por ne kemi dëgjuar raporte për mbylljen e shkollave të vajzave në krahina të tjera, që grave dhe vajzave u thuhet të qëndrojnë në shtëpi oseqë  kanë shumë frikë të dalin jashtë.

Një grup tjetër studentesh të evakuuara në Doha përshkruajnë sesi talebanët kanë marrë kontrollin e kampusit të tyre në Kabul. Pavarësisht garancive se talebanët po e mbrojnë universitetin, ata janë ndier mjaft të frikësuara aq sa për ta lënë vendin në mënyrë që të mund të studionin në vende të tjera të sigurta.

Ato lindën vitin kur ranë talebanët, por të gjitha janë shumë të vetëdijshëm për liritë e tyre të brishta.

“Ata po i thonë këto gjëra, por unë i di, familja ime, i gjithë populli e di se çfarë bënë 20 vjet dhe çfarë po bëjnë tani. Ata nuk po i lënë vajzat të shkojnë në punë, të shkojnë në palestra, të argëtohen dhe të tjera gjëra “