Adobe Photoshop dhe Premiere Elements 2020 vijnë me vegla të reja AI

Nëse jeni fotograf ose videograf mund të jetë mjaft konfuze kur bëhet fjalë për përdorimin e veglave më të avancuara të editimit, si për shembull Adobe Photoshop ose Premiere Elements.

Edhe pse këto janë vegla jashtëzakonisht të fuqishme, të favorizuara nga më të suksesshmit në industri, ato gjithashtu mund të jenë të vështira për përdoruesin mesatar për shkak të numrit të madh të funksioneve që janë në dispozicion, raporton Ubergizmo.

Megjithatë, lajmi i mirë është se në një përpjekje për ta bërë softuerin e vet më të lehtë për përdoruesit e rinj dhe për t’ua lehtësuar punën profesionistëve, në versionin Adobe Photo dhe Premiere Elements kompania i ka futur disa vegla AI në formën e Adobe Sense AI. Kjo do t’i ndihmojë përdoruesit të kryejnë detyra të caktuara në të dy softueret duke i reduktuar ndjeshëm hapat për ta kryer një veprim.

Për shembull, në Photoshop Elements 2020, Adobe do ta prezantojë përzgjedhjen e re të përmbajtjes me një klikim. Kjo automatikisht do ta shënojë/tagojë personin ose objektin, për t’ua mundësuar përdoruesve që ta kropojnë atë nga fotot, ta duplifikojnë, të shtojnë sfond të ri, ta transferojnë në një foto tjetër, etj.

Premiere Elements gjithashtu i ka marrë disa vegla të reja për të ndihmuar në përmirësimin e videove të cilat mund të jenë pak më të errëta. Përmes efektit drag-and-drop do të përmirësohet cilësia e fotografisë dhe madje edhe do të reduktohet sasia e “zhurmës” (noise) në xhirim. Këto janë vegla shumë të dobishme dhe sigurisht që do t’u ndihmojnë përdoruesve.

loading…