adobe

Adobe ka trajnuar një sistem IA që identifikon manipulimin e fotove me Photoshop

Një ekip i Adobe dhe hulumtuesve të UC Berkeley kanë trajnuar me sukses një sistem të inteligjencës artificiale i aftë të gjurmojë manipulimin e imazheve realizuar përmes Adobe Photoshop.

Hulumtuesit shpresojnë se mjeti do të ndihmojë në rikthimin e besimit në median dixhitale në një kohë kur deepfakes dhe fytyrat e rreme po bëhen më të shpeshta dhe më të vështira për tu dalluar.

Gjithashtu do të bënte të mundur për këdo të zbulojë manipulimin e imazheve. Ekipi trajnoi një rrjet neural për të dalluar imazhet e manipuluara me funksionin Face Away Liquify të Photoshop i cili ishte dizajnuar për të ndryshuar sytë, gojën dhe shprehi të tjera të fytyrës.

Kur u testua rrjeti neural me sukses identifikoi 99% të fotove të manipuluara. Krahasuar me njerëzit, këta të fundit zbuluan manipulimin vetëm në 53% të rasteve.

Mjeti gjithashtu ishte i aftë të rikthente imazhet në formatin origjinal. Kjo nuk është hera e parë që Adobe ka trajnuar inteligjencën artificiale për të dalluar imazhet e modifikuara me Photoshop por kjo teknik është specifikisht për identifikimin e manipulimit të fytyrës.

Kompania thotë se jetojmë në një botë ku besimi në informacionin dixhitale që konsumojnë ka rënë. Adobe thotë se ky është vetëm fillimi i shumë përpjekjeve që do të vinë në identifikimin e manipulimit të imazheve.

loading...