Adnan Rrustemi i VV-së: Arben Gashi më shau

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, ka hedhur akuza në drejtim të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashit se ka sharë.

Ai në një adresim për media pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se kompensimi i shpenzimeve të derivateve për deputetë nuk duhet të ndodhë, teksa ka thënë se këtë ia ka kërkuar partive tjera.

“Mbledhja e sotme dështoi shkaku i sjelljes së shefit të LDK ndaj meje e cila kaloi edhe në sharje. Ne si grup përveç se kemi hequr dorë kërkojmë të bëhet një gjë e tillë për deputet sa i përket shpenzimeve. Ne natyrisht që kemi të angazhuar për të rregulluar çështjen e pagave. Ne do të kërkojmë që kuvendi të rishikojë vendimin e vitit 2011. Ne jemi të bindur që ky kompensim është i tepërt për deputetët. Nuk kompensohen shpenzimet e derivateve. Ne jemi për rregullim të përhershëm. Deputetët mos ta kenë pjesë të pagës kompensim udhëtimin”, tha Rrustemi.