Adnan Rrustemi bën shaka për shpenzimet e karburantit: Do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë!

Mbrëmë është diskutuar me të madhe shpenzimi i parasë publike nga ana e deputetëve për mbulimin e shpenzimeve të karburantit gjatë periudhës nëntor-dhjetor.

Në mesin e tyre ishin deputetët nga Lëvizja Vetëvendosje që kishin shpenzuar para të në shuma të mëdha për të shkuar në Kuvend.

Reagime të shumta pati për këto shpenzime, ku qytetarët janë shprehur të indinjuar me shpenzimet e mëdha të tyre.

Por megjithatë, deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka ironizuar me këtë gjë duke bërë shaka në komente në rrjetin social “Facebook”.

“Stop dhunës ndaj deputetëve që po i detyroni dhunshëm me marr pare mufte! TURP TURP TURP #MeDeputetët Adnan Rrustemi a o mirë?, ka shkruar mbrëmë një qytetar në Facebook, ku Rrustemi s’pritoj t’iu përgjigjet.