Adnan Hyseni nis betejën ligjore me QKUK-në: Ja çfarë tmerri përjetova nga mjekët derisa me vdiste vëllai

Adnan Hyseni mbeti pa vëllanë dhe bashkëluftetarin e tij, Avniun, më 31 dhjetor të vitit të kaluar.

Avniu për 20 ditë qëndroi në koma në QKUK. Ai nuk mundi të shkonte për shërim në Gjermani, pasi që nuk arriti ta merrte vizën.

E sot, më shumë se 10 ditë nga vdekja e Avniut, Adnani e ka nisur një betejë të re, atë ligjore me mjekët që e trajtuan vëllanë e tij.

Në një reagim të gjatë, Adnani tregon se si sot mezi ka arritur ta njerrë nga QKUK dosjen.

Ai thotë se ka përjetuar tmerr gjatë trajtimit të të vëllait në Klinikën Intensive.

Ky është reagimi i plotë:

Nga sot 10 janar 2019 po e filloj nje betej te veshtir e vonshme per ty vlla e ma bon hallall po do e bej per gjdo qytetar te Atdheut tend dhe timin.

Me eshte dasht me duru si thot populli me perpi shumqka qysh prej dites pare kur ti vllau im Avni shkove ne spitalin e Pejes e qe fal neglizhences se mjekve aty rave ne gjendje te rend shendetsore dhe te pakthyeshme.

Njejt mu desht edhe ne Prishtin me pa e me ndi se si mjeksia egziston veq ne fjal e jo ne sherbim te pacientit (popullit).

Per 20 dit ne Peje dhe Prishtin u ballafaqova me shumqka jo per mu si person po per trupin e bashkluftetarit tim te UÇK Avni Hyseni e gjdo qytetari tjeter qe i drejtohet keti vendi te degradum ku ne vend qe mjekt te ishin ne sherbim te pacienteve dhe psikolog te familjarve ata nuk i jepnin as terapin e nevojshme por edhe shkatrrues shpirtron te neve si familje. Fillimi i tmershem filloj ne Peje ku mjekt e neglizhuan semundjen e vllaut dhe fal tyre aj ra ne gjendje kome dhe te pakthyeshme ku edhe vdiq ka shum e shum raste po ajo qe me shkatrroj shpirtin ishte kur e pyeta nje mjeke me inicale H. K ne Peje pse se ka vllau kete terapi e nevojshme ajo mu pergjigj, ska me vler qe me ja jep se Avnia at terapi sepse po vdes edhe pse vdekjen e percakton i madhi ZOT e jo mendimi e deshira e mjekve. Ne QKUK kam pa se qytetari vdes edhe per shkak te gabimeve te mjekve dhe nuk i jepin asnje pergjegjesi e un kam edhe fakte se kush ka vdek dhe nga cili mjek, kam pa e ngjedu se si nje mjek ne QKUK ka kerku 22.000€ per ta dergu nje pacient nga Peja per operim ne Spital privat e qe pacientin (41 vjeqar) pas pak oresh nderroj jet.

Njejt ne QKUK nje mjek nga Peja me iniciale N.SH i cili punon ne QKUK na tha qe me dergu Avni ne Prishtin (QKUK) se duhet me ja bo EEG per me dit a ka val truri apo jo dhe ne rrezikum e shkum por ndodhi e kunderta ku vetem vazhdoj perjetimi çnjerzor nga disa mjek e mjeke si ne emergjenc te QKUK po edhe ne Intenzive.

Aq shum un durova sa nuk duron as qeni e kete e beja nga frika se mos po mi bejn diqka keq vllaut sepse mund te shpejtohej edhe vdekja e ti nga dora e njeriut siq kisha ndi shum raste tjera qe tregonin familjar te ndryshem nga ter Kosova. Ne spital ne Peje dhe QKUK qka nuk pash e qka nuk ndegjova me sy tmi e ndegjova me vesh prej shum familjarve tjer po edhe inatet e mjekve ne mes veti e qe ishin te demshem per gjdo pacient.

24 ore nuk levizja nga vendi (Spitali ) i ulur ne nje karrik hekuri per ta marr nje lajm te mira sepse besoja fuqishem ne mrekullin e Allahut po edhe ne forcen e vllaut por gjdo takim qe kisha me mjek ne ora 8:30 ne mengjes si dhe ne ora 13:30 u goditsha si me kon shka e jo veq un po te gjith familjaret aty sepse komunikumi mes mjekve dhe familjarve ishte aq i keq sa smuj me pershkru me fjal.

Gjat gjith kohes aty mungonte terapia elementare ku nuk kishte as paracetamolla (ose kishte terapi e mjekt nuk e jepni sepse ministri i Shendetesis ne Qeverin e Kosoves kishte deklaru publikisht se ka pshtu miliona euro dhe siguru terapin esenciale) e le me ato qe vllaut tim e shum pacientve tjer me semundje te renda ju duheshin.

Perjetimi i tmerrdhem vazhdoj ku dy mjek ne QKUK nuk u nenshkrun qe vllau im nuk ka sherim ne Kosov po duhet te ik jasht vendi e qe ne mendonim ta dergojm ne Gjermani dhe kete e ben vetem per ta rujt prestigjin e tyre kinse profesional e qe keto dy nenshkrime ishin jetike per vllaun tem Avnin sepse ne si familje vuanin per pare edhe pse kishin qit pasurin ne shitje nuk u shit dhe me keto tri nenshkrime krijonim mundesi me na ndihmu shteti (Qeveria e Kosoves) per qka ne si familje kishim jep gjethqka dhe nuk donim qe me ngarku Kombin ton.

Vuanin per munges terapie ne repartin e INTENZIVES ne QKUK e u detyronim te kerkojm e blejm terapi edhe ne Maqedoni e Turqi e kudo tjeter ne ballkan ku brenda dites te kishte vllau ne QKUK vetem mos ta lojm pa terapi vllaun e qe kete do duhet ta kishte mu ne repart ku ishte i shtrir.

Me vjedhi pare nje grua (asistente) me emrin M. e cila punonte ne Intenzive sepse me rrejti ne qmime te terapis po prap durova se u frigova mos mi bon keq vllaut sepse nuk e shihja vllaun per 24 ore vetem 1 her per 2/3 minuta e zdisha qka ndodhte aty brenda.

Sa shum kam per te fol e per tu bo kurban jo per vllaun tem Avnin qe iku ne amshim e te cilin e nderoj Kombi Shqiptar po edhe Shteti po per qytetaret tjer te keti vendi te cilet i drejtohen spitaleve te Kosoves gjdo dit e veqanerisht QKUK e ne vend te sherbimin ata marrin vdekjen si qmim.

Ni dit (se shpejti) flas me shum ku do tronditet opinioni se qka ka ndodh ndodhta me vite e qka po ndodh tash e ndoshta se dit as Kryeministri sepse besimi i ti ndaj gjdo ministri eshte i tepruar ose Ministri i ka bere te gjitha e mjekv po vjedhin met madhe po qe deri tash askush ska pas guxim me i thon e un po e bej tani qe kjo te jet si mesazh i fuqishem se pa mjeksi nuk ka shtet si dhe per ata mjek e mjeke matrapaz(e) qe e kan degradu mjeksin ku ne vend te detyres profesionale e besa edhe Humane e kan bo biznes.

Edhe pse sot e enjte 10.01.2019 erdha me marr dosjen e vllau tem Avnis ku edhe bisedova me drejtorin e repartit te Intenzives ne telefon ne ora 11:44 e cila dosje me takon ne aspekti juridik u perballa me burokraci te pabesueshme por su dorzova dhe ne fund e mora (DOSJEN) sepse pa dosje nuk kisha asnje mundesi e te drejt qe te filloj procesin ligjore per krejt qka ka ndodh per 20 dit dhe se shpejti do marr nje avokat per me i dit te drejtat e vllaut tim sepse un besoj ne shtetin tim dhe ne Kryeministrin Haradinaj se ky vend duhet me i ardh koha me kon ne binar dhe gjdo institucion e veqanerisht shendetsia me kon ne sherbim te QYTETARIT e jo ne interes personal e financiar te disa mjek e mjekeve

Mos te harroj te them qe ka edhe mjek (mjeke) te ndershem po fatkeqesisht jan pak dhe shumica e te keqijve po i shkelin keta.