Avni Hysenit

Adnan Hyseni: Këta janë tre mjekët e Pejës përgjegjës për vdekjen e vëllait tim!

Adnan Hyseni po vazhdon të kërkojë drejtësi për vdekjen e vëllait të tij, Avni Hysenit. Avniu ndërroi jetë më 31 dhjetor të vitit 2018 në QKUK.

Adnani thotë se fajtorët kryesorë për vdekjen e të vëllait janë tre mjekët e Spitalit Rajonal të Pejës.

“Për ju doktorë(esha) në Pejë që kontribuat në vdekjen e vllau tem Avnisë po ju drejtohem publikisht edhe një herë. Doktoresha DONIKA Devolli, doktor AGIM Koci dhe doktoresha HANEMSHAHE Kingji janë mjekët që kanë qenë kujdestar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë të cilet e kanë pranu vllaun tem Avni Hyseni me datën 11.12.2018 e që si rast në protokoll të spitalit është regjistru me nr 25558. Avni Hyseni ka shku në emergjenc me motren tonë Mirafete Hyseni në ora 22:20 dhe pas një kontrolle të thjeshtë dhe neglizhencës së madhe në vend që të kryejnë detyrën e tyre që ju takon, këta të lartecekurit i kanë sugjeru vllaut (Avnis) me shku n’shpi dhe me ardhjen e tij në oborr të shpisë vllau Avnia (7/8 minuta nga spitali) ka ra përrtoke dhe ka vdekur”, thotë Adnani.

Ati tutje vazhdon: “Ndoshta keta mantillbardh në Spitalin e Pejës ende se kam kuptu qe janë fajtorët kryesor per vdekjen e vllaut tem Avnis, sepse Avnia në momentin që ka pas sulm në tru në shpi dhe deri sa ne familjarët kemi arrit me dergu prap në emergjencë e spitalit të Pejës, ai ka mbet pa OKSIGJEN e në qoftëse keta mjek e kishin kry detyrën qysh motra ka kërkuar qe me ia bo CT dhe me vazhdu me analiza me detajume, sepse vllau ka pas tepër dhimt, vllau jem nuk ish mbet pa OKSIGJEN në momentin e sulmit në tru, sepse kishtë qellu në spital dhe mbetja pa OKSIGJEN ka rezultu me fatalitet”.

“Ju të lartecekur mundeni mos me bo dert vdekjen e vllau tem e tu mendu që unë kam me lon këtë çështje me flejt e mu harru e që është e kundërta, sepse nëpër kokë me sillet çdo sekond. Por unë ia kam lënë Prokurorisë dhe Shtetit me kry punën e vet, sepse besoj në to se ju me punu e me mu kesh nëpër Spital të Pejes e vllau jem Avnia ishte kontribues i madh për Komb e Atdhe prej vitit 1998 deri me 2018 në dhe të zi fal juve nuk bon pasha tmadhin ZOT. Kjo foto është në emergjencën e Spitalit në Pejë me datën 11.12.2018 në ora 22:20 kur Avnia ka qenë gjallë ende dhe pas kësaj ka ardh në shpi dhe e ka pas sulmin në tru”, shkruan në fund Adnan Hyseni. /Ballkani.info/