Administrata në grevë, studentët në UP përballen me telashe

Është rrugëtim i ri maturantët, të cilët po drejtohen te fakultetet e Universitetit të Prishtinës, për t’u regjistruar në fakultet.

Mirëpo, situata ndërlikohet edhe më shumë kur brenda objektit shohin këtë njoftim.

18 vjeçari- Florent Zhushi, thotë se ka disa minuta që po ecën vërdallë në fakultetin filologjik, në mënyrë që të kuptojë se a mund të aplikojë në fakultet.

Por pas disa ditësh mungesë, në Fakultetin Filologjik, duket se kanë vendosur që të punojnë për hir të nxënësve që aplikojnë në afatin e dytë.

T7 kupton se ditë më parë studentët që vinin për t’u regjistruar i kishin kthyer prapa.

Por tash, vetë përfaqësuesit e këshillit të studentëve e konfirmojnë se maturantët që dëshirojnë të aplikojnë në fakultet, administrata punon për ta.

Por, me probleme ballafaqohen studentët tashmë të regjistruar.

Nga Sindikata e Universiteteve dhe Shkencës së Kosovës nuk pranuan të flasin për T7.

Por Bardh Bardhi nga këshilli grevist i kësaj sindikate tha se kështu u vendos në mënyrë që nxënësit të mos ikin në kolegje private.

T7 dërgoi pyetje edhe tek Rektorati i Universitetit të Prishtinës, për të marrë më shumë informacione në procesin e regjistrimit në afatin e dytë, por nuk mori përgjigje gjatë të enjtes.