Adixhiku kryetar i ri i LDK-së, ja sa vota morën të gjithë kandidatët

Lidhja e Demokratike e Kosovës ka zgjedhur kryetar 37-vjeçarin Lumir Abdixhiku.

Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e tetë të LDK-së.

Ballkani.info merr vesh se Abdixhiku i ka marre mbi 190 vota, ndërsa, Lutfi Haziri i ka marrë 116 vota, kurse Besian Mustafa vetëm 16.

Kujtojmë se Lumir Abdixhiku zyrtarisht është pjesë e LDK-së prej vitit 2017 dhe është zgjedhur tri herë deputetë në tri palë zgjedhje. Në të fundit, ai mbante numrin 11 në listë, ndërsa doli i treti më i votuari.