Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), iu është bashkuar edhe djali i heroit, Sali Çekaj, Hyseni.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“I biri i heroit Sali Çekaj, Hyseni, na u bashkua në rrugëtimin tonë të djathtë.Atë, Valentinën e djalin e tyre Saliun – që mbante me krenari emrin e heroit – i pritëm në LDK së bashku me bashkëluftëtarë të babës së tij, tani bashkëveprimtarë të tij politik”, ka shkruar Abdixhiku në postimin e tij në Facebook. Kreu i LDK-së ka njoftuar po ashtu se Hysen Çekaj do të jetë kandidat i LDK-së për deputet nga mërgata, përkatësisht nga dega në Gjermani./Ballkani.info/







