20 anëtarë të rinj sot u janë bashkuar degës se NISMA-s Socialdemokrate në Viti. Shumica prej tyre, me shkollim universitar.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin: Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, koordinatori i Degës në Viti, njëherit këshilltar i zv.kryeministrit Fatmir Limaj, Kastriot Sylejmani, nënkryetarja komunës së Kllokotit, Selvije Rexhepi si dhe disa anetarë të Grupit Punues të Degës së NISMA-s në Viti.

Në fjalën e tij ministri Bytyqi iu urojë mirseardhje anëtareve të rinj duke iu siguruar mbështetje të Kryesisë Qendrore të NISMA-s. Ministri Bytyqi pasqyrojë në pika te shkurtra angazhimin e NISMA-s në Qeveri dhe në Kuvendin e Kosovës.

Koordinatori i Degës, Kastriot Sylejmani, u deshirojë mirseardhje anëtarëve rinj dhe shtoi se Degës së NISMA-s çdo ditë po i bashkohen kuadro të reja dhe me përvoje në fusha të ndryshme duke e bërë këte subjekt çdo ditë e me të fuqishëm. Në fund anëtarëve te rinj iu shpërndan edhe librezat e anëtaresimit, thuhet në fund të njoftimit.